E diel, 3 Gusht, 2025
Weather Data Source: Tirana weather 30 days
LajmeSporti

Vdekja e Diogo Jotës: Futbollisti i Liverpool-it humb jetën në aksident tragjik në Spanjë

Vdekja e Diogo Jotës ka tronditur jo vetëm tifozët e Liverpool-it, por gjithë komunitetin ndërkombëtar të futbollit. Futbollisti portugez 28-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik së bashku me vëllanë e tij Andre Silva, në provincën Zamora të Spanjës.

Tragjedi në botën e futbollit: Vdekja e Diogo Jotës trondit Liverpool-in dhe Portugalisë

ZAMORA, SPANJË – Futbollisti i njohur portugez i Liverpool-it, Diogo Jota, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti tragjik rrugor në provincën Zamora në Spanjë, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Në aksident ka humbur jetën edhe vëllai i tij, Andre Silva, 25 vjeç.

Sipas rojës civile spanjolle, automjeti ku udhëtonin dy vëllezërit ka dalë nga rruga dhe ka shpërthyer në flakë menjëherë pas përplasjes. Zjarrfikësit e rajonit Castilla y León njoftuan se ngjarja ndodhi pak pas mesnate, dhe trupat e pajetë u gjetën në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, por deri tani nuk raportohet për mjete të tjera të përfshira në aksident.

Kujtojmë se vetëm pesë ditë më parë, më 28 qershor, Diogo Jota ishte martuar. Ai ka qenë një lojtar kyç për Liverpool-in në sezonin e fundit, duke kontribuar në fitimin e Premier League, si edhe të FA Cup dhe Carabao Cup. Transferuar në Anfield në vitin 2020 nga Wolverhampton Wanderers, Jota ka shënuar 65 gola në 182 ndeshje në të gjitha kompeticionet për klubin anglez.

Në arenën ndërkombëtare, ai ka përfaqësuar Portugalinë49 ndeshje zyrtare, duke fituar dy herë UEFA Nations League. Vëllai i tij, Andre Silva, ishte futbollist i klubit Penafiel në ligat e ulëta të futbollit portugez.

Vdekja e Diogo Jotës është një humbje e madhe për futbollin botëror, për tifozët e Liverpool-it, dhe për gjithë kombin portugez.

Reagimi juaj?

Postime të ngjashme