E hënë, 18 Gusht, 2025
Weather Data Source: Tirana weather 30 days
Showbiz

TRAGJI-KOMEDI NË QENDËR TË TIRANËS: Menaxherja e hotelit lë gjithçka pas, përfshirë dhe klientët në kaos!

Një skenë që më shumë i ngjan një filmi tragji-komik sesa një dite të zakonshme pune ka ndodhur në Tirana International Hotel. Menaxherja e hotelit, znj. E.Q, ka vendosur që “exit”-in ta bëjë në mënyrën më dramatike të mundshme duke lënë pas vetes jo vetëm një karrige bosh, por edhe një rrëmujë sa një dasmë shqiptare pa krushqit!

Sipas deklaratës së vetë hotelit, znj.Q është larguar në mënyrë “epike”, duke fshirë shumicën e numrave të telefonit, kontaktet e komunikimeve në WhatsApp dhe Email si të donte t’u thoshte të gjithëve: “Mos më kërkoni më, unë jam një legjendë urbane tashmë”.

Klientët, të cilët kishin prenotuar evente, takime apo ndoshta edhe dasma, janë gjendur në një mjegull të vërtetë informuese. Për fat, kompania njofton se një numër telefoni ka mbetur ende funksional një farë si “kutia e fundit e shpresës” në këtë telenovelë hoteliere.

Por le t’i japim edhe ca duartrokitje znj. Q-s! Sepse të dalësh nga puna duke marrë me vete gjithë komunikimin e kompanisë, kërkon guxim, vizion dhe pse jo një ndjenjë të thellë artistike për dramën moderne.

Drejtoria e hotelit shprehet: “Ju lutem nëse keni rezervuar aktivitete në periudhën në vazhdim, na informoni paraprakisht. Ne jemi këtu, edhe pse pa menaxhere, për të mirëpritur çdo lloj aktiviteti!”

Për fund, një mesazh për të gjithë sipërmarrësit: nëse doni që stafi të mos largohet në stilin “James Bond”, ndoshta një kafe më shumë, një rrogë më dinjitoze, dhe ndonjë ditë pushimi s’do të ishte keq.

Reagimi juaj?

Postime të ngjashme