Në Hong Kong, një robot i vogël i quajtur Rice po tërheq vëmendjen me një mision të veçantë: të sjellë kafenë, pijet dhe ushqimin në mënyrë automatike dhe pa kontakt njerëzor. Me pamje që përngjan me WALL-E dhe R2D2, Rice lëviz lirshëm nëpër kafene, hotele dhe qendra tregtare duke shmangur pengesat me inteligjencë artificiale dhe kamera të thellësisë.

Aktualisht, Rice shërben në kafenenë HFT Life, ofron shërbim në dhomë në hotelin Dorsett Wanchai, dhe dërgon ushqime në zyrat e SoftBank në Tokio. Madje është shfaqur edhe në seriale televizive!
Pas suksesit të Rice, kompania Rice Robotics ka krijuar edhe robotin Jasmine, i cili dezinfekton hapësira publike, dhe Portal, që ndihmon vizitorët me orientim dhe komunikim digjital në qendra të mëdha.

Zgjidhje perfekte edhe për Shqipërinë!
Në një vend ku njerëzit pinë shumë kafe dhe ka mungesë kamerierësh në sektorin e shërbimit, robotë si Rice mund të jenë përgjigja e duhur. Janë ekonomikë, higjienikë, nuk lodhen kurrë – dhe janë të dashur për klientët!
“Robotët nuk po marrin vendin e njerëzve. Ata po ndihmojnë që shoqëria të ecë përpara,” – thotë themeluesi Viktor Lee.
I dizajnuar si një përzierje mes WALL-E dhe R2D2, Rice lëviz nëpër korridore dhe qendra tregtare, duke shmangur pengesat si një kampion. Ai është pajisur me sensorë inteligjentë, kamera të thellësisë dhe madje komunikon me ashensorët!
Aktualisht, Rice po shpërndan pije në kafenenë HFT Life, bën shërbim në dhomë në hotelin Dorsett Wanchai, dhe dërgon ushqime në zyrat e SoftBank në Tokio. Dhe si aktor ka luajtur edhe në një serial televiziv!
Me çmim nga $18000 dhe pamje që fiton zemrat e klientëve, Rice mund të jetë kamerieri i së ardhmes në çdo kafene shqiptare.