E hënë, 18 Gusht, 2025
Weather Data Source: Tirana weather 30 days
LajmeNga Bota

Pluhur Vdekjeje në Bukën e Ditës

Akuza tronditëse: Izraeli helmon popullsinë e Gazës me opioide të fshehura në miellin e ndihmës humanitare

Gaza, 28 Qershor 2025 – Një tmerr i heshtur po përhapet në rrugicat e shkatërruara të Gazës. Aty ku dikur shpërndaheshin thasë me miell për të ushqyer të uriturit, sot shpërndahet vdekje. Sipas dëshmive tronditëse nga mjekët vendas, Izraeli akuzohet se po kontrabandon opioide sintetike – konkretisht oksikodon – brenda ndihmave humanitare me miell, duke e përdorur urinë si armë dhe bukën si helm.

Dr. Khalil Mazen Abu Nada dhe farmacisti Omar Hamad janë zërat që po ngrejnë alarmin. “Në miellin që duhej të bëhej bukë për fëmijët tanë, po gjejmë tableta që shkatërrojnë trurin dhe trupin. Ky nuk është thjesht një krim. Ky është një sulm sistematik mbi vetë ndërgjegjen e popullit tonë,” shkruan Hamad në një mesazh që po shpërndahet me zemërim dhe dëshpërim në rrjetet sociale.

Në thasët e ndihmës, të shpërndara nën mbikëqyrje ndërkombëtare, janë zbuluar tableta të bardha me mbishkrimin “80” – një dozë e fuqishme e oksikodonit, një opioid i përdorur për dhimbje ekstreme tek pacientët me kancer. Por në Gaza, ky medikament i fuqishëm nuk po përdoret për të qetësuar dhimbjet e trupit – po përdoret për të helmuar mendjen, për të kthyer të rinjtë në skllevër të varësisë, për të shkatërruar familje pa zhurmë, për të dobësuar çdo forcë rezistence përmes varësisë, halucinacioneve dhe çmendurisë.

“Ne nuk po vdesim vetëm nga bombat. Po vdesim edhe nga brenda, çdo ditë, nga kjo drogë që na shitet si ndihmë,” thotë një nënë nga Gaza që gjeti një tabletë në miellin që do t’ia jepte fëmijëve për mëngjes.

Sipas Dr. Abu Nada, fëmijë të mitur janë parë duke vjedhur thasë mielli nga kamionët e ndihmës, jo për të ushqyer familjet, por për të marrë oksikodonin e fshehur brenda tyre. “Është një epidemi e re. Një varësi e projektuar. Një armë kimike e përgatitur për të shkatërruar mendjen e rinisë sonë. Ne nuk po përballemi vetëm me armë, por me një lloj të ri gjenocidi: atë të vetëdijes.”

Ndërsa ndërkombëtarët heshtin, e vetmja mbrojtje e popullit të Gazës mbetet vetëdija dhe denoncimi i së vërtetës. “Ata që po e bëjnë këtë, nuk po kërkojnë vetëm të na shkatërrojnë trupin – por edhe shpirtin. Të na bëjnë të harrojmë kush jemi, të na thyejnë, të na kthyejnë në hije të vetvetes,” thotë farmacisti Hamad.

Ai paralajmëron se efekti i oksikodonit është shkatërrues: vështirësi të frymëmarrjes, rënie të papritur të tensionit, halucinacione, depresion të thellë dhe në shumë raste – vdekje. Dhe kur droga nuk gjendet më, fillojnë krizat, dhimbjet, humbja e arsyes. Gaza është kthyer në një laborator të heshtur të dhimbjes.

Ndërkohë që shoqëria palestineze përpiqet të mbijetojë nën rrënoja, mes bombave dhe urisë, tani përballet edhe me një armik të padukshëm, të heshtur dhe të përbindshëm – një armik që godet përmes bukës, një armik që gërryen ndërgjegjen nga brenda. Heshtja ndërkombëtare po bëhet bashkëfajtore.

Në Gazë, një copë bukë mund të jetë gjithçka që ke, por tani ajo copë mund të përmbajë vdekjen.

Gaza nuk ka më vetëm nevojë për ushqim, ka nevojë për mbrojtje ndaj helmit. Dhe bota duhet të zgjohet përpara se një tjetër brez të mbytet në një luftë pa plumba, por me pilula.

Burimi:

Reagimi juaj?

Postime të ngjashme