Një debat i zjarrtë shpërtheu në një emision televiziv live, kur këngëtari i njohur Robert Berisha dhe ish-Miss Afërdita Paqarada u përplasën ashpër përballë publikut.
Diskutimi nisi si një shkëmbim mendimesh për jetën publike, por gjithçka doli jashtë kontrollit kur Roberti, i provokuar nga një koment i Afërditës, iu drejtua me fjalët:
“S’po du me të ofendu, por moj mos u bëj e mençur se je femër… me qenë mashkull, ndryshe kishim fol.”
Kjo fjali ndezi flakë atmosferën në studio. Afërdita, pa humbur toruan, reagoi menjëherë:
“Unë ushtroj kick-box, dalim unë e ti, e shohim kush është mashkull këtu.”
Moderatori u detyrua të ndërhyjë për të shuar tensionin dhe për të rikthyer kontrollin mbi emisionin, por momenti ishte kapur tashmë nga kamerat dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Reagimet nuk munguan: një pjesë e publikut kritikoi ashpër qasjen e Robertit, duke e konsideruar seksiste dhe fyese, ndërsa të tjerë e panë si një debat të zakonshëm në emisionet shqiptare që shpesh shndërrohen në skena tensioni.
