Cisterna “Atlantic Asphalt” goditi të premten rreth orës 12:30 me orën lokale anijen turistike “American Heritage”, e cila ishte ankoruar në lumin Misisipi në New Orleans me rreth 180 persona në bord. Sipas agjencisë AP, anija nisi të marrë ujë dhe u përmbys në njërën anë, duke hedhur në lumë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Kryebashkiakja Helena Moreno deklaroi se 32 persona, mes tyre dy policë që ndihmonin në evakuim, u dërguan në spital, por asnjëri nuk është në gjendje kritike, ndërsa rreth 87 persona arritën të zbarkonin para se anija të përmbysej. Roja Bregdetare amerikane tha se cisterna duket se pati “një lloj humbjeje të timonit”, ndërsa guvernatori i Luizianës, Jeff Landry, e quajti shpëtimin e të gjithëve “mrekulli në Misisipi”.

Bordi Kombëtar i Sigurisë në Transport (NTSB) ka nisur hetimin, ndërsa lumi është mbyllur për trafikun e anijeve në zonën e incidentit, raporton AFP. Incidenti ndodhi në të njëjtën ditë kur SHBA ndaloi të gjitha fluturimet për mbi katër orë; lexoni më shumë lajme nga Amerika.