Sipas skenarit të mesëm të Kombeve të Bashkuara, popullsia e Maqedonisë së Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në vitin 2100, në rreth 863 mijë njerëz, një rënie prej rreth 52%. Deri në vitin 2050, sipas të njëjtit skenar, popullsia pritet të jetë rreth 1,52 milionë.

Me këtë rënie të projektuar, vendi renditet i katërti në Evropë për shpejtësinë e shpopullimit, pas Ukrainës, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë së Veriut parashikon, nëse vazhdojnë trendet aktuale, një rënie prej rreth 30 deri në 35% deri në vitin 2070, nga 1,83 milionë në rreth 1,2 deri 1,3 milionë banorë.
Shkaqet e përmendura për këtë prirje janë nataliteti i ulët, plakja e popullsisë dhe shpërngulja e të rinjve.