Perime në Hënë? Gjermania, NASA dhe Kanadaja ndërtojnë serrën e astronautëve

Foto: Wikimedia Commons / DLR (CC BY 3.0 DE)

Si mund të rriten perime aty ku nuk ka atmosferë, tokë pjellore dhe ujë të mjaftueshëm? Qendra Gjermane e Hapësirës (DLR), NASA dhe Agjencia Hapësinore Kanadeze po bashkëpunojnë për serrat hënore, përmes projektit LAM-GTD, që synon ushqim të freskët për astronautët gjatë misioneve të gjata në Hënë, raporton Euronews Albania.

Sallatë e kuqe e rritur në sistemin Veggie në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
Foto: Wikimedia Commons / NASA (domen publik)

Temperaturat ekstreme, mungesa e atmosferës dhe rrezatimi kozmik e bëjnë të pamundur kultivimin e drejtpërdrejtë në sipërfaqen hënore, prandaj shkencëtarët po ndërtojnë module të mbyllura, të lidhura me një habitat ku astronautët jetojnë dhe punojnë. Demonstruesi i parë do të testohet në Tokë dhe deri në vitin 2032 partnerët do të vendosin nëse projekti mund të realizohet në Hënë.

Projekti mbështetet në përvojën e NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku janë rritur me sukses sallata, lakra kineze dhe speca, dhe në serrën gjermane EDEN ISS, që funksionoi nga 2018 deri në 2023 në Antarktidë. Më shumë zbulime shkencore gjeni te Shkencë dhe Teknologji.

Exit mobile version