Cate Blanchett ka treguar sërish se eleganca nuk kërkon kombinime të ndërlikuara. Aktorja u fotografua fundjavën e kaluar para hotelit Claridge’s në Londër me një veshje të thjeshtë, por plot stil, ideale për vjeshtën, shkruan Telegrafi.

Pasi kishte marrë pjesë në një aktivitet me një fustan të stilistes Mary Katrantzou, Blanchett zgjodhi diçka më të rehatshme: xhinse të gjera, atlete Converse dhe një pallto klasike Burberry. Palltoja e gjatë “trench” konsiderohet prej dekadash një nga pjesët më karakteristike të modës britanike.
Kontrasti mes prerjes klasike dhe atleteve sportive i dha pamjes një karakter modern dhe të përditshëm, në përputhje me rikthimin e modeleve të thjeshta në trendet aktuale. Atletet e saj Converse janë një model që aktorja e mban prej vitesh dhe që fansat e kujtojnë nga filmi “The Life Aquatic with Steve Zissou”. Më shumë ide gjeni te Stil jete.










