LajmePolitikëShqipëri

Qeveri teknike për Shqipërinë: Gahler dhe Tabaku ngrenë alarmin në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti Michael Gahler mbështet një qeveri teknike në Shqipëri, ndërsa Jorida Tabaku ngre në Parlamentin Evropian shqetësimet për zgjedhjet.

Ideja e një qeverie teknike në Shqipëri, si rrugë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u diskutua të martën në Komisionin për Punët e Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian. Eurodeputeti gjerman Michael Gahler e mbështeti hapur propozimin, duke thënë se një qeveri teknike “do t’u japë shpresë qytetarëve”, raporton BalkanWeb.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku gjatë një takimi
Foto: BalkanWeb

Sipas Gahlerit, një qeveri e tillë do të bindte shoqërinë civile dhe do të ulte tonet e protestave. “Mjafton të shikoni kullat që janë ndërtuar në Tiranë, për të kuptuar çfarë problematikash ka aty dhe se si pastrohen paratë”, deklaroi ai. Eurodeputeti ka ngritur edhe më herët shqetësime për lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha në një video pas mbledhjes se krimi i organizuar ka penguar rotacionin politik në vend dhe se në AFET u përcoll edhe zëri i protestës, bashkë me shqetësimin për trajtimin, sipas saj shpesh të dhunshëm, të protestuesve nga policia. “A trajtohet njësoj një politikan i korruptuar me një qytetar që proteston?”, pyeti ajo. Këtë javë, edhe eurodeputeti David McAllister ngriti në Parlamentin Evropian pyetje për kullat e Tiranës dhe pastrimin e parave.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *