Shumë prindër që dyshojnë se fëmija i tyre përdor cigare elektronike nuk e dinë se çfarë shenjash duhet të kërkojnë apo si ta nisin bisedën. Nadine Bernard, drejtoreshë shkolle, këshillon që t’u kushtohet vëmendje aromave të pazakonta të ëmbla ose me fruta në dhomë apo në rroba, etjes së shtuar, gojës së thatë, kollës, dhimbjeve të kokës dhe marramendjes, sipas Telegrafit, që citon Netmums.

Shenja të tjera mund të jenë nervozizmi i papritur, luhatjet e humorit, pajisjet e vogla të ngjashme me USB-në dhe shpenzimi i pashpjegueshëm i parave të xhepit. Megjithatë, asnjë shenjë më vete nuk është provë, prandaj Bernard këshillon të kërkohen modele në sjellje dhe të nisë një bisedë, jo të nxirren përfundime të nxituara. Shumica e këtyre pajisjeve përmbajnë nikotinë, që krijon varësi, paralajmëron OBSH-ja.
Nëse gjeni një cigare elektronike, të bërtiturit rrallë e zgjidh problemin. “Përpiqu të kuptosh çfarë fshihet pas kësaj sjelljeje: presioni i shoqërisë, kurioziteti, stresi apo ankthi”, thotë Bernard, që u kërkon prindërve të qëndrojnë të informuar dhe të lidhur me fëmijët. Më shumë këshilla për familjen gjeni te Psikologji.











