DiasporaKronika e zezëLajmeVende të tjera

Shqiptari 39-vjeçar vritet në një klub padeli në Spanjë, autori ikën me skuter

Një shqiptar 39-vjeçar u vra me armë zjarri në një klub padeli në Orihuela Costa të Spanjës. Autori u largua me skuter dhe Guardia Civil po e kërkon.

Një shqiptar 39-vjeçar u qëllua për vdekje të martën, rreth mesditës, në një kompleks sportiv padeli në Playa Flamenca, në Orihuela Costa të provincës së Alicante-s në Spanjë. Autori, sipas dëshmitarëve, u largua menjëherë me një skuter elektrik, ndërsa ekipi mjekësor i SAMU-së mundi vetëm të konstatonte vdekjen, njofton El Periódico.

Plazhi Playa Flamenca në Orihuela Costa të Spanjës
Foto: Wikimedia Commons / Concepcion AMAT ORTA (CC BY 3.0)

Viktima ndodhej pranë një kioske brenda kompleksit kur autori hyri në ambient dhe hapi zjarr ndaj tij, raportojnë mediat spanjolle. Guardia Civil ka nisur hetimet dhe po kërkon autorin, ndërsa trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Alicante, ku do t’i bëhet autopsia. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik.

Hetuesit po shqyrtojnë hipotezën e një larjeje hesapesh, përfshirë konflikte të mundshme për drogën, por kjo mbetet e pakonfirmuar dhe deri të martën nuk kishte asnjë të arrestuar, sipas Pamfletit. Mediat spanjolle e cilësojnë ngjarjen si një vrasje me porosi. Për më shumë lajme nga shqiptarët jashtë vendit ndiqni rubrikën Diaspora.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *