Gjykata Penale e Kajros vendosi më 10 nëntor të përfshijë për pesë vjet në listën e terrorizmit të Egjiptit 35 organizata e institucione islame në Evropë dhe 36 individë, raporton Sinjali. Mes tyre figuron edhe Cultural Foundation for Science and Education, një fondacion me bazë në Kosovë, si dhe shoqata The Future Cultural Association nga Shqipëria.
Vendimi është botuar në numrin 250 të Gazetës Zyrtare të Egjiptit dhe lidhet me një çështje të regjistruar në Prokurorinë e Sigurisë së Lartë të Shtetit. Ai vjen në kuadër të fushatës së Kajros kundër Vëllazërisë Myslimane, të cilën Egjipti e kishte shpallur organizatë terroriste që në vitin 2013, pas rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi. Një ditë më parë, më 9 nëntor, autoritetet egjiptiane e kishin bërë të përhershëm këtë përcaktim.

Në listë përfshihen edhe Këshilli i Myslimanëve të Evropës, Shoqata Myslimane e Britanisë dhe organizata nga Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia e Italia. Burimet nuk bëjnë të ditur ndonjë reagim nga institucionet e Kosovës apo nga organizatat e përmendura. Më shumë lajme nga Prishtina dhe rajoni gjeni te rubrika Kosovë.