FutbollSport

Nga Greqia te kuqezinjtë: FSHF kërkon leje te FIFA-s për sulmuesin Mario Vrushaj

Sulmuesi beratas Mario Vrushaj, që ka luajtur më parë për Greqinë, mund të vishet kuqezi nëse FIFA miraton ndryshimin e përfaqësueses.

Federata Shqiptare e Futbollit po përpiqet të sjellë te Kombëtarja sulmuesin Mario Vrushaj, 28 vjeç, nga Berati, edhe pse ai ka luajtur më parë pesë ndeshje për Greqinë, tri prej tyre zyrtare. Sipas raportimeve në media, dokumentacioni për ndryshimin e përfaqësueses i është dorëzuar FIFA-s, me pëlqimin e vetë lojtarit.

Fjalën e fundit e ka FIFA, e cila do të vendosë nëse ekziston mundësia ligjore që Vrushaj të veshë fanellën kuqezi. Sulmuesi është aktualisht kapiten i Rio Aves në kampionatin portugez dhe, sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është rreth 3 milionë euro.

Nëse përgjigjja është pozitive, Vrushaj do të ishte një alternativë e re në qendër të sulmit dhe rival i drejtpërdrejtë për Armando Brojën dhe Rey Manajn te Kombëtarja shqiptare. Lajmi vjen ndërsa kuqezinjtë përgatiten për ndeshjen e rëndësishme me Finlandën.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Nuk ka përmbajtje

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *