Salvadori vendos robotë të armatosur kundër bandave në Haiti

Robot i armatosur i Salvadorit në stadiumin e Port-o-Prensit, në Haiti

Foto: Al Jazeera

Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele, ka publikuar një video që tregon robotë të armatosur gjatë një operacioni kundër bandave në stadiumin kryesor Sylvio Cator, në Port-o-Prens të Haitit.

Pamje nga videoja e publikuar nga presidenti Bukele

Stadiumi ka qenë nën kontrollin e bandave për rreth dy vjet. Sipas mediave ndërkombëtare, forcat salvadoriane dhe haitiane e rimorën stadiumin të enjten, më 12 nëntor. Lexoni më shumë lajme nga bota.

Në video duken robotë katërkëmbësh, të pajisur me armë automatike, të përdorur gjatë operacionit.

Burimi: Al Jazeera

Exit mobile version