HistoriKulturë

Vdes në moshën 104-vjeçare Solange Alexandre, gruaja që komandoi një njësi të Rezistencës

Solange Alexandre, heroina e Rezistencës franceze që komandoi rreth 30 luftëtarë kundër pushtuesve gjermanë, vdiq në moshën 104-vjeçare në Le Mans.

Solange Alexandre, një nga heroinat e fundit të Rezistencës franceze në Luftën e Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 104-vjeçare në një shtëpi për të moshuar në Le Mans, njofton BBC. Ajo ishte një nga gratë e rralla që, bashkë me burrin e saj të ardhshëm, krijoi dhe komandoi një njësi luftëtarësh kundër pushtuesve gjermanë.

Luftëtarë të Rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore
Foto: Wikimedia Commons / State Library of New South Wales (domen publik)

E lindur në vitin 1922 në departamentin Sarthe, ajo nisi si korriere e Rezistencës në vitin 1941, me pseudonimin Corlay, duke përshkuar me biçikletë rajonin përreth Le Mans-it për të mbledhur informacion dhe për të përcjellë mesazhe. Në vitin 1944 themeloi rrjetin Pas-de-Boeuf pranë Ruillé-sur-Loir, ku me rreth 30 burra nën komandë organizoi sabotime, strehoi pilotë aleatë dhe, pas zbarkimit në Normandi, iu bashkua luftës kundër forcave gjermane.

Presidenti Emmanuel Macron i bëri homazh në rrjetet sociale: “Ajo thoshte se kishte bërë vetëm detyrën e saj, por detyra e saj ishte liria jonë.” Për të, gjithçka nisi në qershor të vitit 1940, kur dëgjoi në radio thirrjen e gjeneralit Charles de Gaulle nga Londra për të mos hequr dorë nga lufta. Më shumë histori të tilla gjeni te rubrika Kulturë.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *