AmerikaBota

Anija më e shpejtë e kohës së saj, SS United States, fundoset pranë Floridës

Anija SS United States, dikur më e shpejta në botë, fundoset pranë Floridës për t’u kthyer në shkëmbin nënujor artificial më të madh në botë.

Anija transatlantike SS United States, dikur më e shpejta në botë dhe më e gjatë se Titaniku, do të fundoset të mërkurën në brigjet e Destinit, në Florida, për t’u kthyer në shkëmbin nënujor artificial më të madh në botë, raporton BBC. Operacioni është planifikuar me precizion dhe pa përdorur eksplozivë, pasi anija bëri të hënën udhëtimin e saj të fundit nga Alabama.

SS United States gjatë viteve të lundrimit transatlantik, në një fotografi bardhë e zi
Foto: BBC

Nga viti 1952 deri më 1969, anija lundroi mes SHBA-së dhe Evropës dhe mbarti presidentët Harry Truman, Dwight Eisenhower e John Kennedy, si dhe një Bill Clinton ende të ri. Në bordin e saj udhëtuan edhe yje si Marlon Brando, Coco Chanel, Salvador Dali, Walt Disney e Cary Grant. Pas gati 30 vitesh të ankoruar në Filadelfia, ajo u ble nga një qark i Floridës, ndërsa projektet për ta kthyer në muze apo hotel lundrues dështuan njëri pas tjetrit.

Shoqata SS United States Conservancy u përpoq për vite me radhë ta shpëtonte anijen, por pa sukses. Presidentja e saj, Susan Gibbs, gjyshi i së cilës ndihmoi në projektimin e anijes, i tha CBS News se ajo “ka qenë gjithmonë një simbol amerikan që bashkon shumë njerëz”. Në tokë është planifikuar edhe një muze për historinë e saj, ndërsa lajme të tjera nga SHBA-ja gjeni te rubrika Amerika.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *