Spanja u përball të mërkurën me grevën e parë të përgjithshme pas 14 vitesh, të thirrur nga sindikatat kryesore kundër krizës së strehimit dhe kostos së lartë të jetesës, raporton BBC. Transporti dhe shërbimet publike u ndërprenë në shumë qytete, ndërsa protestat më të mëdha priteshin në Madrid dhe Barcelonë.

Kreu i sindikatës UGT, Pepe Álvarez, e quajti pjesëmarrjen “masive”, ndërsa Konfederata e Organizatave të Biznesit tha se ajo ishte “e ulët dhe e pabarabartë”. Ministria e Brendshme njoftoi se dhjetëra persona u arrestuan për incidente të ndryshme, ndërsa media spanjolle raportuan sulme ndaj zyrave të agjencive të pasurive të paluajtshme. Greva u shkaktua nga protestat pas dëbimit nga shtëpia të një gruaje 87-vjeçare në Madrid, e cila vdiq disa javë më vonë në spital.
Sipas portalit Idealista, qiraja mesatare për një apartament 50 metra katrorë në Madrid arriti në tetor në 1.170 euro, gati gjysma e pagës mesatare bruto në vend. Kryeministri Pedro Sánchez shpalli zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor, pasi parlamenti nuk miratoi reformën e tij për strehimin. Më shumë lajme nga kontinenti lexoni te rubrika Evropa.