LajmePolitikëShqipëri

Samiti i NATO-s në Tiranë në pikëpyetje, Nufi flet për format virtual

Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet në pikëpyetje: Nufi i tha Politico-s se Shqipëria pranon shtyrje ose takim virtual, por Mbrojtja flet për keqinterpretim.

Samiti i NATO-s, që Shqipëria pritej ta organizonte në korrik të vitit 2027 në Tiranë, duket gjithnjë e më i pasigurt, pasi ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i tha revistës Politico se vendi është i hapur për një format më fleksibël, përfshirë shtyrjen ose një takim virtual. Sipas Politico-s, raportim i përcjellë të mërkurën edhe nga Balkanweb, diplomatët e Aleancës e shohin pak të mundshëm zhvillimin e tij në kryeqytetin shqiptar.

Flamuri shqiptar dhe flamuri i NATO-s pranë njëri-tjetrit
Foto: Balkanweb

Ndër arsyet e hezitimit të aleatëve përmenden shpenzimet e ulëta të Shqipërisë për mbrojtjen, si dhe tensionet në rritje me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas të dhënave të NATO-s, në vitin 2025 Shqipëria ishte e fundit mes 32 vendeve anëtare, me 1,48 për qind të PBB-së për mbrojtjen. Në Bruksel ka frikë se një samit sipas planit fillestar do të sillte përplasje të reja publike me Trumpin për shpenzimet ushtarake.

Pas publikimit, burime nga Ministria e Mbrojtjes i thanë Vox News se deklaratat e Nufit, të bëra një javë më parë në Bruksel, janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se nuk ka plan për samit virtual. Sipas tyre, Shqipëria mbetet gati ta presë takimin normalisht, por data e tij ende nuk është caktuar. Shqipëria ka qenë së fundmi në vëmendje edhe për aktivitetet e NATO-s në rajon, si fluturimi i dronit strategjik që e kemi raportuar këtu.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *