DiasporaKronika e zezëLajme

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë: 39-vjeçari nga Vlora kishte precedentë për drogë

Shqiptari i vrarë në Orihuela Costa të Spanjës është Luka Beqiraj, 39 vjeç, nga Vlora. Ai ishte dënuar më parë me burg për trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptari që u vra me armë zjarri të martën në mesditë në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes në Spanjë, është identifikuar si Luka Beqiraj, 39 vjeç, nga Vlora, raporton Sinjali. Autori e qëlloi nga afër dhe u largua menjëherë me një skuter elektrik. Ngjarjen e raportuam dje, kur identiteti i viktimës nuk ishte bërë ende publik.

Pamje nga zona e Zenias në Orihuela Costa, Spanjë
Foto: Wikimedia Commons / Drefer (CC BY-SA 4.0)

Sipas mediave shqiptare, Beqiraj kishte probleme me drejtësinë që nga viti 2016, kur u arrestua në Vlorë për plagosje të rëndë me dashje. Në vitin 2019 ai u arrestua në një operacion të përbashkët shqiptaro-italian, pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Një vit më vonë u dënua me katër vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 24 mijë eurosh.

Guardia Civil po heton mundësinë e një larjeje hesapesh dhe të një ekzekutimi me pagesë, por motivi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Sipas A2CNN, rasti rikthen vëmendjen te grupet kriminale me origjinë ballkanike që veprojnë në bregdetin spanjoll. Më shumë lajme për shqiptarët jashtë vendit gjeni te rubrika Diaspora.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *