Futbollistja me origjinë shqiptare Kosovare Asllani, e cila luan për kombëtaren e Suedisë, po qëndron këto ditë në Harvard Business School në Shtetet e Bashkuara, raporton Telegrafi. Në ditën e parë ajo ndoqi ligjërata dhe mori pjesë në diskutime për zhvillimin dhe të ardhmen e sportit të grave.

Përshtypjet e saj Asllani i ndau në një postim në Facebook, ku e cilësoi ditën e parë frymëzuese. “E desha kulturën e parashtrimit të pyetjeve, debatimit dhe sfidimit të këndvështrimeve”, shkroi ajo, duke shtuar se mjedisi i Harvardit të nxit të mbrosh atë që beson dhe të mbetesh i hapur ndaj ideve të reja.
Asllani falënderoi profesoreshën që e ftoi dhe tha se i pret me entuziazëm ditët në vijim të qëndrimit. Ajo është një nga emrat më të njohur të shqiptarëve në sportin ndërkombëtar. Më shumë histori të shqiptarëve në botë gjeni te rubrika Diaspora, ndërsa lajmet nga fusha i ndiqni te rubrika Futboll.
















