Presidenti amerikan Donald Trump niset të hënën, më 16 nëntor, nga Uashingtoni drejt Filipineve, ku do të marrë pjesë në samitin e ASEAN-it.

Pas takimit në Filipine, Trump do të vazhdojë për në Shenzhen të Kinës, ku, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.
Takimi me Xi-n pritet të mbahet në margjinat e samitit APEC, i cili zhvillohet më 18 dhe 19 nëntor.
















