Pesë persona u qëlluan me armë zjarri në lagjen Logan Circle në qendër të Uashingtonit, më pak se dy kilometra në veri të Shtëpisë së Bardhë. Policia thotë se autori është barrikaduar brenda një ndërtese në Rrugën 15, ndërsa deri tani nuk ka viktima të konfirmuara, sipas BBC.

Alarmi për “të shtëna aktive” u dha pak para orës 08:30 me orën lokale. Sipas një anëtari të Këshillit të qytetit, sulmi ndodhi në një qendër fitnesi, ku një klient tha se fillimisht mendoi se kishte plasur një top ushtrimesh. Gjendja e të plagosurve, identiteti i autorit dhe motivi ende nuk dihen.
Disa blloqe janë rrethuar nga policia dhe dhjetëra automjete emergjence ndodhen në vend, ndërsa qytetarët janë thirrur të qëndrojnë larg zonës. Një producent i BBC-së që jeton në ndërtesë tregoi se dëgjoi të shtënat shumë afër dhe pa blicin e armës. Ndiqni më shumë lajme nga Uashingtoni.