Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një marrëveshje me Iranin, duke i kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance të merret me problemet e brendshme. “Nuk kemi nevojë për një marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë ikur prej kohësh”, shkroi Trump në rrjetet sociale. Sipas The New York Times, postimi sinjalizon një pezullim jozyrtar të rolit të Vance në bisedimet me Teheranin, shkruan Pamfleti.

Trump shkroi se i ka kërkuar Vance të përqendrojë “vëmendjen e plotë dhe absolute” te korrupsioni dhe krimi në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët. Politico e lexon lëvizjen si largim të zëvendëspresidentit nga procesi diplomatik. Vance kishte lidhur humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit me luftën me Iranin: “Arsyeja pse humbëm është lufta”, shkroi ai.
Në prill, Vance zhvilloi në Pakistan një takim maratonë me përfaqësues iranianë, që përfundoi pa marrëveshje. Së fundmi, përmes ndërmjetësve të Katarit, ai i kishte dërguar një letër gjeneralit iranian Mohsen Rezaei për një takim të menjëhershëm mes Uashingtonit dhe Teheranit. Tensionet me Teheranin kanë prekur edhe administratën, ku kërcënimet nga Irani e nxorën nga shtëpia sekretarin e Thesarit.
















