BiznesEkonomiLajmeShqipëri

Ministri Gonxhja pranon goditjen: rezervimet turistike për 2027 bien me 68%

Ministri Gonxhja pranon se rezervimet turistike për vitin 2027 kanë rënë me rreth 68%, ndërsa hyrjet e të huajve në tetor ranë me 18%.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, pranoi të enjten, më 12 nëntor, se rezervimet për vitin 2027 kanë rënë me rreth 68%. Sipas tij, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë tetorit ranë me rreth 18%, në muajin e parë dhe të vetëm të vitit me rënie, raporton Telegrafi. Gonxhja foli në emisionin “Aldo Morning Show” të Tv Klan.

Plazhi i Ksamilit në jug të Shqipërisë
Foto: Pudelek / Wikimedia Commons

Ministri e lidhi rënien me “situatën e ngjarjeve në Tiranë”, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si turistët e huaj e perceptojnë Shqipërinë. “Nuk di sa do na komprometojë vitin ky muaj, por është një rënie e konsiderueshme”, tha ai. Kryeministri Rama, ndërkohë, i ka fajësuar Iranin dhe opozitën për protestat, ndonëse ka pranuar se ka korrupsion, siç e kemi raportuar.

Gonxhja tha se rënia i ka bërë të reflektojnë edhe për ndërhyrjen në TVSH-në e turizmit, të cilën Paketa Fiskale 2027 e rrit nga 6% në 10% për akomodimin, sipas Pamfletit. “Të mos bëjmë dëme të cilat do na kushtojnë të gjithëve”, paralajmëroi ministri, duke e cilësuar turizmin si sektor që zë gati 30% të prodhimit të brendshëm bruto. Rritja e TVSH-së po kundërshtohet edhe nga sektorë të tjerë, si operatorët e transportit publik.

Cili është reagimi juaj?

Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *