Pas reshjeve të dendura që nisan në mbrëmjen e 12 nëntorit 2026 dhe vazhduan më 13 nëntor, ujërat zbritën me vrull në shpatet e maleve në Theth dhe u shfaqën si ujëvara mes mjegullës. Pamjet tregojnë rrjedha të shumta që bien nga shkëmbinjtë e Alpeve Shqiptare.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, tha më 13 nëntor se për momentin nuk kishte rrezik për banesat, ndërsa aksi Theth–Ndërlysaj mbeti i bllokuar nga inertet, sipas ATSH-së. Në përditësimin e orës 18:00 të së njëjtës ditë, ura mbi Përroin e Shëut në Theth rezultonte e dëmtuar. Më 14 nëntor, pastrimi i këtij aksit ishte ende në vazhdim.
Lexo edhe: Përmbytjet përfshijnë Thethin, zona të Kukësit, Hasit e Tropojës pa drita. A i keni parë këto ujëvara në shpatet e Thethit?
















