Pasditen e së shtunës është regjistruar një aksident rrugor në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit. Dy automjete janë përplasur dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.
Njëri prej drejtuesve është plagosur dhe është dërguar në spital. Të dyja makinat kanë pësuar dëme të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, që kanë punuar për të hequr mjetet e dëmtuara dhe për të pastruar karrexhatën nga vajrat e derdhura.
Deri tani nuk është bërë i ditur shkaku i përplasjes, as gjendja e mëtejshme e të plagosurit. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e aksidentit.
















