Një video që po qarkullon në rrjete, e filmuar në Spanjë, tregon një burrë që e kap dhe e tërheq me forcë një grua, ndërsa ajo përpiqet të largohet. Në pamje, gruaja përpiqet të futet brenda një ndërtese; burri e tërheq prapa. Një burrë i ulur pranë tyre dhe një kalimtar nuk ndërhynë.

Vendi i saktë, data dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Në video dëgjohet e folura spanjolle dhe një zë i thërret dikë të thërrasë policinë. Deri tani, asnjë njoftim policor apo medium spanjoll nuk e ka identifikuar rastin.
Identitetet e personave në video nuk njihen.
















