Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ia ka dorëzuar të mërkurën dorëheqjen presidentit Prabowo Subianto, raporton BBC, duke cituar ndihmësin e tij Budi Arie. Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë e Indonezisë vendosi se dokumenti i shkollës së mesme që ai përdori në fushatën e vitit 2024 ishte i pavlefshëm.

Ligji indonezian kërkon që zëvendëspresidenti të ketë mbaruar shkollën e mesme ose një nivel të barasvlershëm, por gjykata nuk gjeti prova se Gibran e kishte përfunduar atë. Ai kishte studiuar në Singapor dhe Australi dhe kishte paraqitur një certifikatë njehsimi, ndërsa pas vendimit mbi 100 deputetë mbështetën një nismë që mund të çonte në shkarkimin e tij. Ende nuk është e qartë nëse dorëheqja është pranuar.
Gibran është djali i ish-presidentit Joko Widodo dhe u bë kandidat vetëm 36 vjeç, pasi Gjykata Kushtetuese e përjashtoi nga kufiri minimal prej 40 vjetësh. Sipas BBC, largimi i tij mund ta tensionojë më tej aleancën mes Widodos dhe Prabowos, e cila e çoi këtë të fundit në pushtet. Lajme të tjera nga kontinenti gjeni te rubrika Azi.
















