Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, lindjet në Tiranë ranë me 8%, pothuajse dyfishi i rënies prej 4,7% në shkallë kombëtare, sipas të dhënave të INSTAT-it të raportuara nga Pamfleti. Në kryeqytet u regjistruan 647 lindje më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në gjithë Shqipërinë lindën 16.016 foshnja nga janari deri në shtator, 789 më pak se një vit më parë.

Vetëm Tirana përbën rreth 82% të rënies neto në vend, ndërsa në 11 qarqet e tjera së bashku lindjet u ulën me vetëm 1,6%. Arsyeja kryesore është kostoja gjithnjë e më e lartë e jetesës në kryeqytet, ku çmimet e banesave dhe të qirave janë rritur shumë më shpejt se pagat. Sipas një përllogaritjeje të revistës Monitor, raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave për frymë në Shqipëri u rrit me 76,3% gjatë viteve 2015-2025.
Përveç strehimit, çiftet e reja përballen me shpenzime të larta për çerdhet dhe kopshtet private, për transportin dhe për shërbimet e përditshme. Rënia e lindjeve shton presionin mbi një vend që përballet tashmë me plakjen e popullsisë dhe me largimin e të rinjve jashtë vendit.

















1 koment